ALENA
Përshkrimi i produktit
🖤 Seti Alena – Delikatesë, stil dhe vetëbesim absolut.
Ky set i zi me material të tejdukshëm dhe motive lulesh është krijuar për femrën që do të ndjehet elegante dhe joshëse.
Detajet me fjongo sateni shtojnë një prekje fine, ndërsa prerja e sofistikuar përqafon trupin me finesë.
Materiali premium ofron ndjesi të butë, rehati dhe luks në çdo moment.
Masat
Përkujdesje
Për të ruajtur cilësinë, formën dhe butësinë e lingerie tuaj, ju rekomandojmë të ndiqni këto udhëzime:
- Lani me dorë në ujë të vakët, duke përdorur një detergjent të butë për rroba delikate.
- Mos përdorni zbardhues ose produkte agresive që mund të dëmtojnë pëlhurën.
- Nëse zgjidhni larjen në makinë, vendosini në një qese mbrojtëse dhe përdorni programin “delikat”.
- Mos i thani në tharëse; lërini të thahen natyrshëm, në hije.
- Ruajini në një vend të thatë dhe të pastër, pa i shtypur, për të ruajtur formën origjinale.
Keni pyetje? Na kontaktoni në WhatsApp – jemi këtu për t’ju ndihmuar! 💬
Transporti & kthimi
Dërgimi:
Produkti niset nga Belgjika dhe do të dorëzohet në adresën tuaj të specifikuar brenda 10-15 ditëve.
Kthimi:
Për arsye higjienike, kthimi ose zëvendësimi i produkteve nuk është i mundur nëse ambalazhi është hapur ose produkti është provuar. Ju lutemi sigurohuni që të zgjidhni madhësinë dhe modelin e duhur përpara blerjes. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.